Futboll Sport

Barcelona paraqet ofertën e saj për Pogba, Manchester United thotë: NUK E DUAM

Barcelona nuk ka ndërmend të ndalet. Pasi siguroi shërbimet e Arturo Vidal, tashmë ka nisur sulmi për kampionin e botës, Paul Pogba. Klubi Blaugrana është serioz në këtë pikë dhe, sipas “Sky Sports”, tashmë e ka bërë ofertën e vet për Manchester United: 50 milionë euro, plus kartonët e Yerry Mina dhe André Gomes.

“Djajtë e Kuq”, megjithatë, u përgjigjën pa hezitim, jo. Ata nuk do ta privojnë veten nga imazhi i një lojtari si Pogba dhe për më tepër nuk do të kishin kohë materiale për ta zëvendësuar atë.

Në Premier League, merkatoja e kësaj vere do të mbyllet pas dy ditësh, më 9 gusht, çka do të thotë se është e pamundur për Manchester Unitedin që të gjejë një zëvendësues për Pogba në 48 orë.
Barcelona do të përpiqet deri në fund, me Juventusin, që është gati për të bërë lëvizjen e tij, por aktualisht ky operacion duket mjaft i komplikuar.

Related posts

“SKANON” DEBATET E VËSHTIRA ME TRAJNERIN CONTE/ Marotta: Janë pjesë e lojës…

Delo.autor

Mijatovic: Kjo çfarë po bën Reali ndodh njëherë në 100 vjet!

Sadik.Autor

VIDEO QË PO URREHET NË MADRIT/ Hazard kapet mat: Dua të rikthehem te Chelsea

Delo.autor

Leave a Comment