Futboll Sport

SKANDALI/ Merrnin rryshfet: 21 gjyqtarë përjashtohen dhe pezullohen nga aktiviteti

Federata Afrikane e Futbollit ka përdorur dorë të hekur për 21 gjyqtarë, që janë përfshirë nga një skandal korrupsioni. CAF ka përjashtuar përgjithnjë nga futbollit 7 gjyqtarë nga Gana, ndërsa 14 të tjerë nga shtete të ndryshme të Afrikës, janë përjashtuar për 10 vjet nga të gjitha kompeticionet. Skandali u bë publik dy muaj më parë pas një hetimi që pat bërë një gazetë afrikane, që ka zbuluar një seri ryshfetesh që u jepeshin si gjyqtarëvbe ashtu dhe asistentëve. I përfshirë në kërtë skandal edhe gjyqtari kenian Aden Range Marwa, që duhej të ishte në Botërorin “Rusi 2018”, por u zbulua dhe u përjashtua.

CAF bëri publik vetëm vendimin dhe dënimin, pa dhënë detaje të tjera nga hetimi që ajo ka kryer javët e fundit. Të gjithë gjyqtarët janë thirrur një e nga një nga këshilli i disiplinës së CAF. 14 gjyqtarët e përjashtuar për 10 vjet nga aktiviteti gjykojnë në Benin, Guinea, Guinea-Bissau, Senegal, Kongo, Madagaskar, Ganë dhe Liberi. Hetimet nisën në maj pas një dokumentari që u publikua nga një gazetar anez, që zbuloi edhe këtë rrjet rushfetesh që jepej në futbollin afrikan, që ka përfshirë edhe trajnerë e drejtues.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Real Madridi merr “OK” për projektin 575 milionë euro…

Delo.autor

JUVENTUS-CAGLIARI/ Starton Buffon, udhëheq sulmin dyshja Ronaldo-Morata (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ËSHTË NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Milan nis kontaktin e parë për yllin brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment