Futboll Sport

Mensah “përvesh mëngët”, Partizani teston sërish veten në miqësore

Partizani ka siguruar të martën shërbimet e sulmuesit ganez, Emanuel Mensah, e ka prezantuar atë dhe e ka bërë menjëherë pjesë të stërvitjes. Kujtojmë se prej disa ditësh, të kuqtë I kanë spostuar përgatitjet parasezonale në Elbasan, në kompleksin sportiv “Pepa”, ku seancat përshkohen nga ngarkesa e ritme të larta.

Nën drejtimin e trajnerit Skënder Gega dhe stafit teknik, lojtarët po aplikojnë programin e ngjeshur, me nga 2 seanca në ditë. Gjendja e skuadrës paraqitet optimale dhe grupi po i përballon mjaft mirë ngarkesat e larta, të cilat kanë shoqëruar përgatitjet gjatë gjithë këtyre ditëve. Ditën e sotme, Partizani do të zhvillojë edhe testin e dytë miqësor ndaj Egnatias, që do të luhet në fushën e kësaj të fundit, në orën 18:00.

Një tjetër mundësi për trajnerin Gega, që t’i shohë të tijtë në veprim, të kolaudojë filozofinë e lojës, kohezionin mes reparteve dhe shkrirjen me grupin e lojtarëve të ardhur. Pritet që disa minuta t’i rezervohen edhe sulmuesit Mensah, edhe pse është mbas të tjerëve me përgatitjet.

Related posts

Mario Mandzukic dhe Edin Dzeko kanë refuzuar oferta shumë të majme nga Kina

Q.Autor

PO SHKËLQEN ME SALZBURG/ Talenti Haaland merr vendimin për të ardhmen

Delo.autor

Romagnoli: Jam krenar që përfaqësoj skuadrën dhe tifozët si kapiten

Isa.Autor

Leave a Comment