Futboll Sport

TRAGJIKE/ Bota e sportit në zi, VDES në AKSIDENT kampioni i botës

Atleti kenian i garave të vrapit Nicholas Bett ka humbur tragjikisht mëngjesin e sotëm jetën në vendlindje. Kampioni i botës në kategorinë “400 metrave me pengesa” po udhëtonte me makinë teksa u përplas papritur dhe përfundoi në kanalin anësor të rrugës në Lessos të Kenias. Bett ishte 28-vjeç.

Ai po kthehej nga Kampionati Afrikan i Atletikës. Lajmi ka hidhëruar pa masë bashkëkombasit e tij dhe mbarë botën e sportit.

Bett kishte një karrierë të pasur dhe renditej ndër më të mirët në kategorinë e ” 400 metra me pengesa”. Ai kishte grumbulluar në karrierë 1 medalje të artë në Kampionatin Botëror të Atletikës “Pekin 2015” dhe dy bronxi në Kampionatin Afrikan në kategoritë “400 metra me pengesa” dhe stafetën ” 4 x 400 metra me pengesa”. Ai dështoi në Lojërat Olimpike “Rio de Janeiro 216” duke mos dështuar të regjistronte kohën finale pas problemebe fizike.

Related posts

“JASHTËTOKËSORI” FESTON 33-VJETORIN/ Pescara e uron me një mesazh special, bëhet virale (FOTO)

Delo.autor

LAUTARO NË DYSHIM NDAJ ATALANTËS/ Inter mund të provojë sërish dyshen Thu-Ta

F.autor

RUSI 2018/ Katër të verbër stërviten te Gjermania

Sadik.Autor

Leave a Comment