Futboll Seria A Sport

MILANI nxjerr në shitje mbrojtësin italian, 4 skuadra në garë për lojtarin kuqezi

Eksperienca te Milani e Luca Antonellit tani mund të përfundojë. Futbollisti taliani takoi dje menaxhmentin e kuqezinjve në Milano, çiftin Leonardo-Maldini, të cilët lanë të kuptohej se janë për shitjen e tij. Ndërkohë, katër skuadra të Seria A kanë shprehur interes.

Siç raportohet nga “Tuttosport”, Genoa dhe Empoli kanë filluar tashmë kontaktet e para me Antonellin, prandaj janë në “pole”, ndërsa Parma dhe Bologna janë më të kufizuara. Antonelli merr më shumë se 2 milionë euro në vit, bruto, prandaj Milani do të duhet të njohë një largim të mirë të lojtarit, për ta bërë operacionin të mundur.

Në ditët e ardhshme, detajet e fundit do të përcaktohen: nëse marrëveshja ekonomike me klubin e ri e bind Antonelli apo jo. Me kuqezinjtë, lojtari në fjalë do ta ketë të vështirë të luajë më shumë minuta, duke pasur parasysh se ka rivalë në rol Rodriguez dhe Strinic.

Related posts

WEMBLEY “HAP” DYERT/ Ja sa tifozë do të lejohen për gjysmëfinale dhe finalen e “EURO 2020″…

Delo.autor

“TËRBOHET” INTER NË MERKATO/ Conte kërkon shkëmbimin e Icardit me yllin francez…

Delo.autor

Kërcënon Trump: Na jepni Botërorin e 2026, në të kundërt nuk ju mbështesim më

Sadik.Autor

Leave a Comment