Bundesliga Futboll Sport

REFUZOI MAN UNITED/ BOATENG nis BISEDIMET me gjigantin FRANCEZ

Jerome Boateng mund të largohet nga Bayern Munich këtë afat kalimtar, por jo në drejtim të Manchester United. Mbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë, ka refuzuar t’i bashkohet Manchester United, duke e telefonuar personalisht Jose Mourinhon, për të falënderuar për interesimin.

Por, sipas asaj që shkruan ‘BILD’, për Boateng është hapur një dritare e re. Është agjenti i lojtarit që ka nisur bisedime me skuadrën kampione të Francës, PSG.

Teksa afati për transferime në Premierligë mbyllet sot, në Francë dhe Gjermani ky afat shkon deri në fund të muajit, duke iu dhënë palëve më shumë kohë për marrëveshje.

Related posts

“DUA TË IKI QË TANI”/ Piatek del zbuluar dhe zgjedh klubin…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ ERZENIT PËR KUPËN E SHQIPËRISË/ Shkëmbi: Nuk më pëlqeu loja, nga kjo ndeshje do të nxjerrim…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Champions Napoli-Liverpool, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment