Futboll Seria A Sport

Shanse të mira për Gjimshitin, mund të vazhdojë të luajë në kampionatin ITALIAN

Duket se Berat Gjimshiti nuk do të largohet kurrë nga Seria A. Lojtari i kombëtares shqiptare ka shansë të mira të vazhdojë aventurën e tij në elitën e futbollit italian. Është ekipi i Sasuolos ai që është në kërkim të një mbrojtësi.

Në stolin e këtij ekipi është ulur trajneri Roberto Da Zerbi i cili e ka pasur lojtarin nën urdhërat e tij në sezonin e shkuar te Benevento. Sipas asaj që bën me dije “Gazzetta di Modena”, Gjimshiti dhe rumuni Alin Toska janë të preferuarit e trajnerit. Kështu shqiptari është gati duke pritur një kërkesë nga klubi i Sasuolos dhe më pas një transferim të mundshëm.

Related posts

MPOSHT SOCIEDAD/ “Los Blancos” fitojnë me përmbysje, natë historike për Modric

Delo.autor

CONFERENCE LEAGUE/ Laçi në Belgjikë me telashin Mazrekaj, kompanitë e basteve as nuk e llogaritin

Delo.autor

AGJENTI ZBARKON NË TORINO/ Ylli i PSG-së i afrohet Juventusit

F.autor

Leave a Comment