Futboll Premier League Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi i Anglisë rinovon deri në qershor 2022 me klubin e…

31-vjeçari Jamie Vardy, në prag të sezonit të shtatë me ekipin e Leicester, që nis nesër kundër Manchester United, ka rinovuar kontratën deri në qershor 2022 me “dhelprat” duke dhënë sinjalin se do ta mbyllë karrierën me këtë ekip.

Autori i 88 golave, 20 prej të cilëve në sezonin 2017/18 kur u shpall kampion i Anglisë, ishte pjesë e Anglisë që shkoi deri në gjysmëfinalet e Kupës së Botës në Rusi.

Që kur erdhi nga amatorët e Fleetwood Town në vitin 2012, Vardy ka pasur një rritje graduale që i ka dhënë aktualisht statusin e një prej sulmuesve më të mirë në Premier League.

“Të gjithë i dinë ndjenjat e mia për këtë klub. Jam shumë i lumtur që do të luajë edhe për katër vjet me Leicester,” – deklaroi Vardy.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Agjenti tregon si e zbuloi Lautaro Martinez, “vulos” të ardhmen e tij

Delo.autor

Dynamo Kiev-Lazio, shënohet ky gol i rëndësishëm në Ukrainë

Q.Autor

“E NDJEVA QË DO TË ISHTE DITË SPECIALE”/ “Heroi” Dolberg: Kur po shëtisnim në qytet…

Delo.autor

Leave a Comment