Futboll Premier League

Mourinho do një sulmues, Unitedi synon njërin mes Vardyt dhe Chicharitos

Manchester Unitedi ka shënjestruar dy sulmuesit e njohur nga Liga Premier, Jamie Vardy dhe Javier Hernandez i njohur si Chicharito për ta transferuar njërin në afatin kalimtar të janarit.

Djajtë e Kuq janë në kërkim të përforcimit të reja në skuadër dhe ky nuk është më një sekret.

Trajneri portugez, Jose Mourinho ka kërkuar nga drejtuesit e klubit emra të rinj për të vazhduar të jenë konkurrues në garat ku ata marrin pjesë.

 Gjatë muajit dhjetor, por edhe tani me hapjen e afatit kalimtar të janarit janë përmendur shumë emra si përforcime të mundshme të Unitedi.Megjithatë, tani mediat angleze kanë përmendur dy emra të rinj në listën e Mourinhos, të cilët luajnë në fazën e sulmit.

Sipas mediumit britanik The Telegraph, skuadra nga OldTrafford, përveç Alexis Sanchezit ka shënjestruar edhe Vardyn e Leicester Cityt dhe Chichariton e West Hamit.

Vardy raportohet se është një opsion i shtrenjtë për Djajtë e Kuq, pasi sipas këtij mediumi “Dhelprat” nuk lëkunden nga 35 milionë funtet e kërkuara për të.

Megjithatë, as rikthimi i ish-sulmuesit të tyre Chicharito nuk do të ishte i lirë, pasi në verë skuadra londineze, West Ham, ka paguar hiç më pak se 17 milionë funte dhe do donte t’i kompensonte ato.

Related posts

KAMPIONËT E DEKADËS/ Nga Martini tek Duro, ja ku janë sot trajnerët që fituan titullin

Delo.autor

NGA CONTE TEK MESSI/ Largimet e bujshme në merkato që ndodhën në 2021

Delo.autor

PLANIFIKOJNË STRATEGJINË E TRANSFERIMEVE/ Ja 3 lojtarët që Milani do t’i largojë këtë verë

Delo.autor

Leave a Comment