Futboll Premier League

E BUJSHME/ Gjigandët turk nisin bisedimet me Raiolan, Ibra drejt largimit nga United!

Skuadra e madhe turke, Besiktas ka bërë lëvizjen e parë për të tentuar afrimin e sulmuesit të Manchester Unitedit, Zlatan Ibrahimovic.

Besiktasi është e etur në përforcimin e skuadrës, pasi duan të përsëritin suksesin e sezonit të kaluar, duke u stolisur me titullin kampion.

Kështu, sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, drejtuesit e Besiktasit kanë etiketuar një emër të madh për ta sjell në skuadër.

 Ky medium raporton se drejtuesit turk janë në kontakt me agjentin e Ibrahimovicit, Mino Raiola, për një lëvizje në Stamboll gjatë këtij vitit.

Ibrahimovic nuk po gjen formën e duhur pas lëndimit që e mbajti 6 muaj jashtë fushave

Suedezi 36-vjeçar shihet në Besiktas si zëvendësim perfekt për sulmuesin turk, Cenk Tosun, i cili u shit para disa ditësh te Evertoni në Ligën Premier.

TMW ka raportuar më parë këtë javë që Unitedi nuk do të qëndronte në rrugën e Ibrahimovicit nëse ai dhe Raiola e gjejnë një klub të ri.

Për sulmuesin e madh evropian ka oferta të shumta nga Kina dhe MLS-ja Amerikan dhe ato priten të zyrtarizohen gjatë dy muajve të ardhshëm.

Ashtu si Kina dhe kampionati amerikan, edhe afati kalimtar në Turqi zgjat deri në shkurt.

Related posts

JUVENTUSI nuk “ndahet” nga Real Madrid, pas RONALDOS kërkon një tjetër madrilen

Isa.Autor

ËSHTË ZYRTARE/ Ekuban i bashkohet Partizanit, vjen nga Verona

Delo.autor

SHORTI EUROPA LEAGUE/ KUKËSI mëson kundërshtarët e “play off-it”, ja me kë do të ndeshet

Isa.Autor

Leave a Comment