Futboll Sport

Partizani shfrytëzon turneun në Durrës për të parë veten se ku është

Sonte, në orën 18:00, në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit do të luhet trofeu “Pascucci” ndermjet tri skuadrave: Teutës, Partizanit dhe Lirisë së Prizrenit. Ndërkohë, të kuqtë e Skënder Gegës janë gati për këtë test gjeneral, para nisjes së kampionatit të ri. Ata kanë mbyllur dje minipërgatitoren në kompleksin sportiv “Pepa”, në Elbasan.

Përgjatë këtyre 2 javëve, lojtarët kanë marrë ngarkesa të larta, me nga dy seanca në ditë, si dhe kanë luajtur 2 takime miqësore, të cilat i kanë shërbyer stafit për të konsoliduar ekipin, i cili sot do të udhëtojë drejt qytetit të Durrësit .

Testi i fundit përpara fillimit të kampionatit do të jetë trofeu “Pascucci”, ku të besuarit e Gegës do të përballen me Teutën dhe Lirinë e Prizrenit, në stadiumin “Niko Dovana”, duke nisur nga ora 18:00.

Related posts

“DO DOJA QË TIFOZERIA TË TËRHIQTE SKUADRAT”/ Flet Redi Jupi para derbit: Ekipet janë të kënaqura me…

Delo.autor

EKSKLUZIVE/ Babai në LOT: Partizani-Tirana është “Derbi i Leos”. Në STADIUM do të marr me vete edhe…

Isa.Autor

SKËNDERBEU-BYLIS/ Pas një asist fantastik nga Imami, Mensah zhbllokon sfidën për korçarët (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment