Futboll Sport

TUCHEL zbulon SEKRETIN e NEYMAR: Ai shfaqet i plotë si LIDER vetëm kur…

Trajneri i PSG, gjermani Thomas Tuchel, thotë se braziliani Neymar shfaqet si lider kur është i lumtur, teksa shtoi se ekipi i tij mbështetet në disa lloje të udhëheqjes. “Është absolutisht e qartë se Neymar është lojtari im kryesor, është një nga më të mirët në botë…, një artist. Ka disa mënyra për të qenë një lider.

Në rastin e Neymar këto veti dalin në pah kur është i lumtur. Vetëm kështu ka kreativitet, është një frymëzim për të tjerët, rrezik i madh për kundërshtarët, – tha Tuchel në konferencën për shtyp, para debutimit në Ligue 1 kundër Caen, nesër, në “Parc des Princes”.

– Në të njëjtën kohë, ka disa mënyra për të qenë një udhëheqës. Fjala vjen, njerëzit që janë përgjegjës për mbrojtjen dhe kjo nuk është punë për Neymar. Në çdo repart ka një udhëheqës, një lider, dhe Neymar është një prej tyre”.

Trajneri gjerman, gjithashtu, komentoi një nga yjet e mbërritura kësaj vere te PSG, portierin italian Gianluigi Buffon: “Gigi është një lojtar i nivelit të lartë, profesional, është një legjendë, është i përulur, shumë i arsimuar dhe ka një ndikim të madh për të gjithë ekipin”.

Related posts

FLET PËR YLLIN KOSOVAR TË EKIPIT/ Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt: Kundërshtarët kanë frikë kur ai…

Delo.autor

LISTA E TË GRUMBULLUARVE/ Jo vetëm Armando Broja, një tjetër lojtar i Çelsit vishet kuqezi

Delo.autor

SHORTI I CHAMPIONS/ Duel titanësh për Realin dhe Barcelonën, Juventus me fat, ja 8 përballjet…

Delo.autor

Leave a Comment