Futboll Sport

Merr fund kaosi te VLLAZNIA/ Shkodranët emërojnë trajnerin e ri dhe surprizojnë me drejtorin

Tashmë duket se situata po merr udhë te Vllaznia e cila ka zgjidhur më në fund dilemat për pozicionin e trajnerit dhe drejtorit sportiv për sezonin e ri.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare të klubit, njoftohet se pas fazës përzgjedhëse është vendosur që drejtor sportiv sezonin e ardhshëm të jetë Engin Firat, me turkun që në fillim u përfol për stolin e ekipit. Ndërkohë që trajner i Vllaznisë për sezonin e ri në Kategorinë e Parë do të jetë Hasan Lika.

Në këtë mënyrë ekipi shkodran plotësohet dhe bëhet gati për nisjen e punës për sezonin e ri, ndërkohë që është vërtet surprizues vendimi për rolin e drejtorit.

Related posts

STATISTIKAT/ Teutës i dalin mirë llogaritë, ka pikë më shumë se në sezonin e titullit

Delo.autor

E TRISHTË/ Ndahet nga jeta ish-drejtori i stadiumit “Selman Stërmasi”

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ FIFA ndryshon rregulloret. Tani trajnerët mund të…

F.autor

Leave a Comment