Futboll Premier League Sport

GARY NEVILLE I NEVRIKOSUR/ Man United po BRAKTIS TRADITAT nën drejtimin e Mourinhos

Legjenda e Manchester United Gary Neville thotë se është e dhimbshme të shohësh ish-ekipin e tij nën drejtimin e Jose Mourinho-s.

Legjenda e United ka akuzuar klubin se po braktis traditat me portugezin në stol. Unitet dekadat e fundit ka luajtur me një 4-4-2 sulmues me lojë të shpejtë nga krahët dhe dy qendërsulmues.

Por Mourinho përdor një skemë më pragmatiste në Old Trafford dhe Neville mendon se klubi e ka gabim ndryshimin vetëm për sukses afatshkurtër.

“Ajax, Manchester United dhe Barcelona janë tre bastione në Europë për sa i përket stilit të lojës.

“United gjithmonë ka luajtur 4-4-1-1 ose 4-4-2 me dy mesfushorë krahu. Është integruar në klub. Mos e ndrysho për suksesin afatshkurtër,” shprehet Neville.

“Tifozët nuk janë të lumtur, stadiumi ka filluar të ketë vende bosh.”

Related posts

Dilema për trajnerin, në Shkodër del në skenë emri i Hafizit

Sadik.Autor

El Classicco/ Messi shënon golin e dytë ndaj Realit

Sadik.Autor

Misteri i talentit te Milanit, tani shënon vetëm në…rrjetet sociale

Sadik.Autor

Leave a Comment