Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Arrihet marrëveshja: MESFUSHORI SPANJOLL vihet nën urdhrat e GATTUSOS

Një firmë e pritur dhe më pas një përforcim i minutës së fundit. Merkato e 24 orëve të fundit ka qenë shumë aktive për AC Milan, që pasi ka firmosur kontratën me Bakayoko eshtë vetëm një hap larg Castillejo, sulmuesi që do të vijë nga Villarreal, i shkëmbyer me Bacca. Orët e ardhshme pritet zyrtarizimi.

Samu Castillejo, lindur në vitin 1995, do të merret në formën e huazimit dhe do të jetë një alternativë e rëndësishme për Suso dhe Calhanoglu, në mbështetje të Higuain.

Ai ka luajtur 91 ndeshje dhe ka shënuar 9 gola me Villarreal, gjashtë prej të cilëve në sezonin e fundit, ku duket se ka gjetur përvojën e duhur edhe para portës kundërshtare.

Teorikisht, ai nuk niset titullar në formacionin e Gattuso, por te Milan janë entuziast për ardhjen e tij sepse do t’i jap mundësinë të luajnë edhe me katër sulmues Casillejo-Calhanoglu-Suso-Higuain, me Bakayoko dhe Kessie në rolin e mesfushorëve shkatërrues.

Related posts

(VIDEO) ‘Befasohet’ PSG, Lyon shënon një EUROGOL

Q.Autor

Jose Mourinho: Nëse Man City vazhdon me investime, atëherë Unitedi s’mund të garojë kundër saj

Q.Autor

Conte rikthehet në Serie A, ja trajner i cilës skuadër do të bëhet

Sadik.Autor

Leave a Comment