Bundesliga Futboll Sport

DUAN CHAMPIONSIN/ MULLER gëzohet për transferimin e DËSHTUAR të BOATENG

Çfarë do të ndodhë tani me Jerome Boateng? Pas transferimit të mbrojtësit të Schalke Thilo Kehrer te PSG për 37 mln euro, Parisi është futur sërish në kurthin e Fair Play Financiar.

Aktualisht transferimi i qendërmbrojtësit të Bayern dhe PSG ka ngrirë megjithëse është arritur marrëveshja personale.

Sipas informacioneve të Bild, paketa me 15 mln euro rrogës sezonale dhe 50 mln euro për kartonin e Boateng është tepër e shtrenjtë për PSG.

Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë treguar asnjë interes, Juventus mori Bonucci-n ndërsa në Premier League ka përfunduar merkato.

Por kolegët e Bayern i gëzon transferimi i dështuar i Boateng, sidomos Thoma Muller: “Kemi nevojë për Jerome! Kur është mirë fizikisht, ka shumë pak mbrojtës me kualitetin e tij.”

Related posts

Fiorentina me ‘5 yje’, Sampdoria rikthehet te fitorja

Sadik.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Laçi-Tirana. Rezultati 0-1

Delo.autor

Formacionet zyrtare: Roma – Sampdoria

Q.Autor

Leave a Comment