Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Klopp: Ju tregoj pse u largua mesfushori CAN, kërkoi më shumë…

Në një deklaratë për mikrofonat e “Liverpool Echo”, trajneri i “të kuqve”, Jurgen Klopp ka dhënë mendimin e tij për Emre Can, i cili nuk pranoi të rinovonte kontratën me Liverpool dhe tani do të luajë për Juventus.

“Nuk i mbaj mëri dhe nuk kam asnjë problem me Emre. Ai donte më shumë parà. I thashë të firmoste për ne dhe do ta shisnim sapo të vinte oferta e duhur, në mënyrë që të fitonte edhe klubi, por kjo nuk ndodhi, – deklaroi gjermani i Liverpool në lidhje me bashkatdhetarin e tij.

Nuk ka pasur asnjë debat mes nesh. Emre është 24 vjeç dhe pas përvojave në Gjermani e Angli më tha se donte një shtet të ri. E kuptova që pas katër viteve në Liverpool donte të ndryshonte ambient. Eshtë diçka normale.”

Related posts

LIVE/ Dy gola në 1 minutë, Kastrioti dhe Partizani shënojnë lehtësisht në “moçal” (VIDEO)

Delo.autor

PAMJET/ Agueros i ndodh e papritura drejt udhëtimit në Katar, tifozët brazilianë e “bezdisin” në avion me…

F.autor

(VIDEO) Atletico Madrid kalon në avantazh ndaj Las Palmas, Griezmann autori i golit

Q.Autor

Leave a Comment