Futboll Premier League Sport

“Të zinj, të mëdhenj dhe të shpejtë”: PLAS SKANDALI I RACIZMIT tek Man City

Një skaut i Manchester City-t raportohet të jetë nën investigim pasi ka përdorur fjalor racist për të përshkruar futbollistët e rinj me ngjyrë. Dean Ramsdale, një zbulues talentesh i punësuar nga kampionët e Premier League, thuhet t’i jetë referuar lojtarëve si “BBQ” (Big, black and quick), që do të thotë të mëdhenj, të zinj dhe të shpejtë.

Sipas The Mirror, Ramsdale e ka përdorur këtë fjalor të papranueshëm në sy të agjentëve dhe kolegëve të City-t gjatë një takimi në qershor. City raportohet të ketë nisur investigimin pasi një nga pjesëtarët e takimit ishte aq i zemëruar sa ka shkruar një ankesë formale drejt klubit.

Klubi, sipas Mirror, ka folur me Ramsdale për fjalorin e tij dhe i ka dërguar një letër apologjie. Ramsdale ka që prej qershorit të 2017 që punën te City, pasi iu bashkua nga Sheffield Wednesday.

Related posts

KËRKOHEJ NGA KLUBE TË MËDHA/ Ajax rinovon kontratën me talentin brazilian… (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Teuta gjen sulmues, firmos me maqedonasin që shënoi 13 gola në sezonin e fundit

Delo.autor

“SHAKA KJO…”/ Neymar “shpërthen” në rrjetet sociale, pastaj fshin gjithçka. Dalin imazhet e reja nga penalltia (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment