Futboll La Liga Sport

Philippe Coutinho, i pasionuar për TATUAZHET. Ja domethënia e tyre (FOTO)

Philippe Coutinhho, nënshkrimi më i shtrenjtë i Barcelonës, ​​ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij se është i pasionuar për tatuazhet. Një aspekt që ishte i dukshëm gjatë kontrolleve mjekësore, nëpër të cilat kaloi braziliani para se të prezantohej te katalanasit. Në atë kohë u zbulua se Coutinho ka dy tatuazhe në të dy krahët, në gjoks dhe këmbë. Ato janë disa tatuazhe, që të gjitha kanë një kuptim dhe një arsye.

“Kam disa tatuazhe, disa të dedikuara për vajzën time, një me emrin e gruas sime (Aine), gjithashtu me emrat e prindërve të mi”, – shpjegoi vetë Philippe Coutinho. Në parakrahun e djathtë, ai ka portretin e vajzës së tij të vogël, Maria, dhe një fjali kushtuar saj. Gjithashtu, shfaqet emri i vajzës së tij. “E bëra në Brazil, zgjati pesë orë si proces”, – komentoi ai.

Related posts

PRAPASKENAT TEK PARTIZANI/ Zbardhet kushti i klubit për t’u hequr gjobën lojtarëve

Delo.autor

Murinjo kërkon me çdo kusht mesfushorin e Napolit, gati 50 milionë sterlina

Sadik.Autor

Babai i Marek Hamsik trondit Napolin: Me 60% do të ikë në Kinë

Sadik.Autor

Leave a Comment