Futboll Seria A Sport

E FUNDIT/ Tragjedia në Xhenova: Njihuni me takimet që nuk do të zhvillohen në SERIE A

Tragjedia e Xhenovas, ku një urë u shemb duke marrë dhjetëra jetë njerëzish, ka detyruar futbollin të ndalet. Liga italiane e futbollit ka vendosur që ndeshjet e javës së parë, Sampdoria-Fiorentina dhe Milan-Xhenoa, të shtyhen për një datë të pacaktuar.

Ishin Samp dhe Xhenoa që kërkuan shtyrjen e ndeshjeve të së dielës dhe Liga aprovoi kërkesën, pas konsultimit me Fiorentinën dhe Milanin, që ishin dakord.

Në Xhenova situata ka qenë kaotike ditët e fundit, pas rrëzimit të urës që bashkon dy autostrada gjigante në Itali. Në ditët e ardhshme Liga do të njoftojë për datat e reja të dy ndeshjeve të shtyra.

Related posts

TRANSFERIMI I NEYMAR/ PSG kërkon 250 mln Euro “cash”

F.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja eliminatore Europa League Partizani-Sheriff Traspor, nis pjesa e dytë. Rezultati 0-1

Delo.autor

Eden Hazard shënjestron Botërorin: Më 15 korrik është finalja…

Sadik.Autor

Leave a Comment