Futboll Sport

SONTE SUPERSFIDA/ Skënderbeu-Partizani ngre siparin e sezonit të ri në SUPERIORE

Sonte, në orën 19:45, në stadiumin e Korçës, do të ngrejë siparin kampionati i 80-të kombëtar i futbollit. Kategoria Superiore do të rikthejë emocionet e lojës magjike në disa stadiume të vendit. Kalendari ka rezervuar një sfidë për “vitrinë” në nisje të kësaj gare, mes Skënderbeut dhe Partizanit. Kampionët e vendit në fuqi, që para pak ditëve fituan Superkupën e Shqipërisë, do të duhet të tregojnë para tifozëve të tyre se nuk janë tronditur nga largimi i disa titullarëve.

Përballë do të kenë “demat e kuq”, të cilët do të synojnë titullin e munguar prej vitit 1993 edhe në këtë sezon. Në stolat respektivë do të kemi trajnerë të rinj. Te Skënderbeu, Orges Shehi ka lënë portën dhe është graduar “timonier”, ndërsa te Partizani debuton sot në Superiore Skënder Gega. Të dyja skuadrat u kanë dhënë fund përgatitjeve në prag të ndeshjes premierë të kampionatit.

Paraditen e së enjtes, në drejtimin e trajnerit Gega, të kuqtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore në kompleksin sportiv “Pepa”, në Elbasan. Grupi gëzon një gjendje mjaft pozitive dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar për këtë përballje do të jenë të gatshëm për trajnerin Gega. Pasdite, skuadra ka lënë Elbasanin dhe i është drejtuar Pogradecit, për t’u akomoduar në një prej hoteleve të qytetit liqenor.

Related posts

ITALI-BOSNJE-HERCEGOVINË/ “Azurrët” e Mancinit kërkojnë vetëm fitoren (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

E TRISHTË/ Shkroi historinë duke arritur në gjysmëfinale të Botërorit 2002, ndërron jetë në moshën 49-vjeçare…

Delo.autor

VIDEO EPIKE/ Futbollin e kanë qejf edhe kafshët, momenti kur dreri i egër shënon gol dhe hidhet përpjetë nga gëzimi

F.autor

Leave a Comment