Futboll Sport

TRANSFERIMI “1 MILION DOLLARËSH”/ Fubollistin shqiptar do ta shikojmë në Arabinë Saudite

Futbollisti i njohur shqiptar nga Maqedonia, Ferhan Hasani, e vazhdon karrierën e tij me fanellën e Al Raed në Arabinë Saudite. Hasani, pas një kërkimi të gjatë për një klub të ri, përfundimisht vendosi të pranonte ofertën e pasur në financa nga Arabia Saudite, duke bërë një transferim prej më shumë se 1 milion dollarë për një vit.

Ferhan Hasani më parë u nda me Shkendijën e Tetovës dhe tani vazhdon në Arabinë Saudite, në kampionatin që fillon më 30 gusht. Al Raed udhëhiqet nga trajneri serb, Aleksandar Iliç, dhe më parë, në vitin 2013, në stolin e kësaj skuadre ishte strategu maqedonas, Vlatko Kostov. Kujtojmë se Ferhan Hasani është pjesë e kombëtares maqedonase, me të cilën ka luajtur 31 ndeshje deri tani.

Related posts

Kush shpenzoi më shumë në Itali, blerjet dhe huazimet më të kushtueshme

Isa.Autor

Kurioziteti për jetën e tij pas futbollit, Ronaldo: Jam i fortë edhe në biznes

Q.Autor

PAS FITORES HISTORIKE NGAJ ÇEKISË/ Flet mbrojtësi Aliti: çelësi i suksesit ishte…

Delo.autor

Leave a Comment