Kosova Shqipëri

Valon Berisha, më i miri për vitin 2017

Valon Berisha është zgjedhur futbollisti më i mirë për vitin 2017.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, ka fituar çmimin “Lojtari i Vitit” në ceremoninë e shpalljes së laureatëve të vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Valon Berisha ka kaluar një sezon fantastik me skuadrën e tij Red Bull Salzbourg, teksa vazhdoi me paraqitje të mira për Kombëtares e Kosovës, përcjell Gazeta Express.

Konkurrent kryesor Valoni e kishte Amir Rrahmanin, shokun e tij të ekipit përfaqësues – që aktivizohet në Kroaci te Dinamo Zagreb.

“Faleminderit për këtë çmim, ndihem i nderuar. Urime të tjerëve që kanë fitu më të mirat gjithëve edhe në vitin 2018”, deklaroi Valon Berisha.

Related posts

Futbollisti i TIRANËS në super formë, HASANI e ngacmon: Me gjithë këtë shalë që ke ti…

Isa.Autor

E FUNDIT/ UEFA e bën lëmsh me gjyqtarin e Angli-Shqipëri, vendos francezin e ndeshjes me Poloninë

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Pas një asist “MAGJIK” nga Gjasula, Cikalleshi ndëshkon Poloninë me një “PERLË” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment