Futboll Seria A Sport

E RËNDË/ Frika kaloi për portierin e Chievos, por dyshohet për FRAKTURË në KAFKË

Pas frikës së madhe që pushtoi të gjithë në ndeshjen Chievo – Juventus ku portieri Stefano Sorrentino u përplas me Cristiano Ronaldon, vijnë lajme të mira. Numri 1 i portës, i cili i mohoi disa herë golin superyllit portugez është në gjendje të mirë dhe po pret përgjigjet e testeve të fundit që kanë kryer mjekët, nën shoqërinë e bashkëshortes Sara.

Për të qetësuar të gjithë ka menduar pikërisht ajo, duke postuar në instagram një foto të bashkëshortit nga shtrati i spitalit, në të cilën Sorrentino shfaqet i ndërgjegjshëm dhe duke bërë shenjën OK me gishtin e madh të dorës lart. Por mbetet me qafore për të penguar çdo lëvizje të beftë që mund të përkeqësojë gjendjen.

Dyshohet se portieri i Chievos ka pësuar një goditje në kafkë dhe ndoshta edhe frakturë në hundë, por testet e para kanë nxjerrë rezultate negative. Në vazhdim ai do të mbetet nën mbikqyrjen e mjekëve, për të qenë të sigurt për gjithçka e për të mos i lënë asgjë rastisësë.

Sorrentino mbeti pothuajse ma ndjenja pasi u përplas me Ronaldon në rastin e golit të anulluar të Mandzukic dhe ndonëse në fillim nuk u kuptua mirë që gjendja e tij ishte e rëndë, ishin shokët e skuadrës që vrapuan në përpjekje për t’i hapur gojën dhe për t’i nxjerrë gjuhën jashtë, pasi ishte në gjendje të rëndë.

Related posts

Liverpool shfaq interes për mesfushori argjentinas të West Hamit

Sadik.Autor

“PLAS URREJTJA” në Spanjë/ Tifozët djegin fanellën e Ronaldos (VIDEO)

Isa.Autor

DËSHIRON TË NDRYSHOJË KAMPIONAT/ Cikalleshin nuk e lejojnë të largohet nga klubi turk, ja arsyeja

Delo.autor

Leave a Comment