Futboll Premier League Sport

KATASTROFALE/ Brighton turpëron Man United, Mourinho rrezikon shkarkimin (VIDEO)

Manchester United ka pësuar humbjen e parë të sezonit që në javën e dytë dhe ishte një humbje befasuese ndaj Brighton me rezultatin 3-2. Ishte një United i përgjumur, pa gjak dhe me shumë gabime në prapavijë që zbriti në fushë pasditen e së dielës ndaj një Brighton të disiplinuar dhe me dëshirë të madhe për t’u paraqitur mirë.

United e nisi mirë ndeshjen duke pasur epërsi në mbajtjen e topit, por goli i Murray në minutën e 25’ ishte fillimi i fundit për të besuarit e Jose Mourinho-s. Dy minuta më pas Duffy dyfishon rezultatin pas një rrëmuje në zonë. Lumaku ngushton diferencën duke i dhënë shpresë ekipit të tij, e cila u shuajt në fund të pjesës së parë pas golit me penallti të Pascal Gross.

Pas pushimit situata nuk ndryshoi. United dominoi ndeshjen por Brighton u mbrojt shumë mirë duke mos i lejuar hapësira. Djajtë nuk krijuan thuajse asnjë rast për gol dhe me siguri do të kritikohet pa fund nga shtypi dhe tifozët. Në sekondat e fundit ishte Pogba që shënoi një gol pa shumë vlera me penallti. Jose Mourinho me këtë humbje, dhe për mënyrën sesi ka ardhur rrezikon shkarkimin, me Zidane që është në pritje.

Related posts

MILAN-LAZIO/ Shtangen “Kuqezinjtë”, ja si çmendet trajneri Inzaghi pas golit (VIDEO)

Delo.autor

“BËMË BABA TË TË NGJAJË”/ Maldini Jr tregon aftësitë nga goditja e dënimit… (VIDEO)

Isa.Autor

“NUK JAM I KËNAQUR ME MESFUSHËN”/ Flet trajneri Dovedan: Ja çfarë më tha presidenti pas fitores

Delo.autor

Leave a Comment