Futboll La Liga Sport

FITORJA NDAJ GETAFES/ Kross pas ndeshjes: Duhej të isha në gjumë…

Real Madrid e ka nisur në mënyrën e duhur kampionatin spanjoll. Lojtarët e Lopetegui janë rimëkëmbur pas humbjes së pësuar në Superkupën e Europës kundër Atletico Madrid, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Getafe-n në shtëpi falë golave të Dani Carvajal dhe Gareth Bale.

Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” është luajtur të dielën në mbrëmje në orën 22:15, një orar ky jo shumë i pëlqyeshëm për një nga yjet e madrilenëve. Toni Kroos, në fakt, që ka qenë një nga më të mirët në fushën e lojës ka postuar në Tëitter:

“Jam më i lumtur nga sa dukem, por duhej të isha në gjumë në këtë orë”, ka qenë mesazhi i mesfushorit gjerman.

Related posts

DRIDHET MILANI/ UEFA merr dosjen e “DJALLIT” nga CAS, ja ndëshkimi për kuqezinjtë

Isa.Autor

SKANDAL NË KUPËN E BELGJIKËS/ Luhej me dyer të mbyllura, por ndeshja ndërpritet për shkak të… tifozëve

Delo.autor

Hodhën euro në fushën e lojës, UEFA shpërblen tifozët e Bajernit të Mynihut

Q.Autor

Leave a Comment