Futboll La Liga Sport

TALENTI ARGJENTINAS/ Barcelona gati të ofrojë 110 milionë euro

Në pragndeshjen mes Estudiantes dhe Boca Juniors, Leandro ‘Tato’ Aguilera, një gazetar që mbulon lajmet e Boca Juniors për TyC Sports, ka njoftuar se Barça është shumë e interesuar që të blejë Leo Balerdi, futbollistin qendror të Bocas. Oferta do të jetë rreth 10 milionë euro, por klubi i Xeneize nuk është shumë i interesuar që të lërë të lirë të largohet një prej talenteve më të mëdha të ekipit.

Leonardo Balerdi, 19 vjeç, qendërmbrojtës, sapo ka fituar COTIF Tournament në L’Alcudia me përfaqësuesen e Argjentinës, të udhëhequr nga Lionel Scaloni. Ndaj ai është në konsideratën e trajnerit të emergjencës së Argjentinës. Ai ka zhvilluar fazën përgatitore me Primera të Boca dhe është pjesë e listës së të besuarve për në Copa Libertadores.

Related posts

FINALJA E PARË NË HISTORI ME VAR/ Ja çfarë duhet të dini për Superkupën e Europës

Delo.autor

JUVENTUS PA RONALDON/ Lecce dhe “Zonja e Vjetër” ndajnë pikët

Delo.autor

Europa League/ Griezman ndëshkon francezët. I shënon golin e parë Marsielles (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment