Futboll Seria A Sport

BOMBA E DITËS/ PSG dëshiron mesfushorin e Juventusit, nuk është Pjanic

Drejtuesit e Paris Saint-Germain thuhet se janë të interesuar për të nënshkruar me mesfushorin gjerman Sami Khedira, por Juventusi pret që ai të nënshkruajë një kontratë të re. Marrëveshja aktuale e gjermanit skadon në fund të sezonit, dhe me ardhjen e Emre Can ai mund të ketë më pak hapësirë këtë sezon te “Zonja e Vjetër”. Sipas “Tuttosport”, Paris SG bëri një tentativë për të nënshkruar me mesfushorin, me merkaton që është e hapur deri më 31 gusht në Francë. Ata e shohin atë si një zëvendësues ideal afatshkurtër për francezin Adrien Rabiot, kontrata e të cilit përfundon vitin e ardhshëm dhe që po tërheq interes nga Barcelona. Në fakt për Rabiot edhe Juventusi ka qenë i interesuar, por francezi duket se dëshiron vetëm kalimin në “Camp Nou” dhe mund të transferohet verën e ardhshme me kosto zero.

Megjithatë, “Zonja e Vjetër” e bëri të qartë se Khedira është në prag të nënshkrimit të një kontrate të re, që pritet të jetë një zgjatje edhe për një vit tjetër. 31-vjeçari është kthyer në një element tepër të rëndësishëm për bardhezinjtë që pas transferimit nga Real Madridi në vitin 2015. Dëshira e tij është trofeu i Champions League, ashtu si çdo lojtarë i Juventusit, por këtë sezon ëndrra e tij mund të bëhet realitet pas afrimit në skuadër të portugezit Cristiano Ronaldo, që e ka fituar i vetëm pesë herë trofeun më prestigjoz në Evropë.

Related posts

E PAPRITUR/ Habit Hamilton: NUK do të merrem më me SPORT dhe me FORMULA1

Isa.Autor

“NUK DO TË KISHA SHKUAR KURRË TEK REAL MADRID”/ Suarez: Gol ndaj Barcelonës? Nuk do të festoj, por…

Delo.autor

ZYRTARE/ Kosova publikon listën e futbollistëve të grumbulluar, konfirmohet prezenca e lojtarit të Superiores

Delo.autor

Leave a Comment