Futboll Sport

“MBRETI I AFRIKËS”/ George Weah do ta dekorojë me urdhrin më të lartë të Liberisë, Wengerin

Presidenti i Liberisë, George Weah i ka ndarë një dekoratë të mirënjohjes ish-trajnerit të tij të futbollit, Arsene Wenger. Presidenti Weah, i vetmi afrikan që fitoi titullin e lojtarit më të mirë të vitit, luajti për Monacon, i cili udhëhiqej në vitin 1988 nga Wenger.

Francezi, i cili u largua nga pozita e menaxherit të Arsenalit pas 22 vjetësh, kontribuoi në krijimin e disa yjeve të futbollit afrikan. Ai do të marrë titullin e Kalorësit të Komandantit të Madh të Shpëtimit të Afrikës – që është dekorata më e lartë e këtij vendi.

Lajmi për çmimin e ndarë në adresë të Wengerit ka zgjuar reagime në këtë vend. Disa besojnë se dekoratat nuk duhet t’iu jepen njerëzve që personalisht e ndihmuan presidentin.

Theksojmë se gjatë karrierës së vetë si trajner, Wenger ka pasur në dispozicion 16 lojtarë afrikanë. Ndryshe, Weah e la futbollin në vitin 2003 dhe filloi të merrej me politikë. Ai fitoi me lehtësi zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ “Djajtë e Kuq” në garë me Barcelonën për Griezman, ja oferta rekord

Delo.autor

Ricciardo: Mercedes apo Ferrari? Dua titullin kampion

Sadik.Autor

CONTE E ZËVENDËSOI, LAUTARO TËRBOHET/ Shikoni çfarë bën sulmuesi argjentinas (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment