Futboll Seria A Sport

STATISTIKAT/ MILANI përfundon pas INTERIT, zbulohet renditja përfundimtare e Serisë A

Portali “Club Soccer Predictions” ka publikuar renditjen përfundimtare të Serisë A, duke u bazuar te një përllogaritje kompjuterike. Siç mund të shihet nga fotografia më poshtë, Juventus ka 50% të shanseve për të fituar titullin e tetë radhazi.

Bardhezinjtë ndiqen nga Napoli dhe Roma, që kanë respektivisht 17% dhe 11% të shanseve për të fituar kampionatin. Përsëri lajme të këqija për Milan-in e Gattuso-s, që ka 31% të shanseve për t’u kualifikuar në Champions League dhe vetëm 4% për ta fituar kampionatin.

Në vendin e katërt pritet të renditet Inter, që ka 47% të shanseve për t’u kualifikuar në Champions dhe vetëm 7% për të triumfuar në kampionat. Ndërkohë, Bologna, Parma dhe Frosinone pritet të jenë skuadrat që do t’i thonë mirupafshim katetgorisë kryesore të futbollit italian në fundin e këtij sezoni.

Parashikime të tilla shihen shpesh gjatë sezonit, por “Club Soccer Predictions” ka gjetur pjesën më të madhe të pozicioneve të ekipeve të Serisë A sezonin e kaluar. Më poshtë janë dy tabela, në të djathtë është parashikimi i “Club Soccer”, në të majtë renditja përfundimtare e Serisë A.

Related posts

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Ja çfarë kishte ndodhur me pilotin e helikopterit në vitin 2015

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Young Boys-Manchester United. Rezultati 2-1

Delo.autor

SKANDALI/ “Plas” tek Rusia: Dyshime për përdorim DOPINGU në BOTËROR

Isa.Autor

Leave a Comment