Futboll Sport

ZYRTARE/ KUKËSI plas “bombën” e merkatos: “Rrëmben” ish-lojtarin e PARTIZANIT

Gëzim Krasniqi është tashmë një lojtar i Kukësit, me mbrojtësin e njohur që i ka dhënë kështu fund aventurës së tij në Maqedoni.

Lajmi që qarkullonte prej ditës së djeshme është zyrtarizuar sot, me verilindorët që kanë prezantuar ish-mbrojtësin e kuq. Krasniqi prej pesë sezonesh ishte pjesë e kryeqytetasve, ndërkohë që tashmë nis aventurën e re te nënkampionët, ku do të gjej dhe ish-lojtarin tjetër të Partizanit, Ardian Cuculi. Sezonin e fundit ishte pjesë e Rabotniçkit në kampionatin maqedonas.

28-vjeçari nga Kavaja ka firmosur me Kukësin për një sezon, me të drejtë rinovimi edhe për një tjetër në fund të tij. Ai do të zë kështu vendin e Albi Allës në qendër të mbrojtjes.

Related posts

KUSH DO TË JENË DY GJYSMËFINALISTËT E RADHËS NË CHAMPIONS? Ja dy super ndeshjet që priten SPEKTAKËL

Delo.autor

KRIZA EKONOMIKE/ Senatorët dalin kundër, tek Barcelona përçahen për rrogat

Delo.autor

Barcelona kërkon ndryshime të mëdha në Kupë dhe Superkupë të Spanjës

Q.Autor

Leave a Comment