Futboll Premier League Sport

E KËRKOI MILANI/ Max Meyer tregon përse preferoi klubin e madh anglez

Max Meyer e ka zbuluar përse e ka zgjedhur kalimin te skuadra angleze, Crystal Palace gjatë kësaj vere.
Mesfushori ka qenë një agjent i lirë pas largimit nga Schalke dhe është kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane.

“Fillimisht kam dëgjuar për interesimin e Crystalit në fund të korrikut, kështu që kam nënshkruar me ta pas disa javësh”, ka thënë gjermani. “Unë e dija që Crystal Palaca është një klub dhe një qytet i mrekullueshëm, por e kisha ndjenjën që klubi ishin shumë të interesuar për mua dhe kishin besim në aftësitë e mia”.

Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin anglez me një pagë prej 188 mijë eurosh për javë, që e bënë lojtarin më të paguar në skuadër.

Related posts

FORMULA 1/ Në garën e Austrisë thyhet hegjemonia e Mercedesit

Delo.autor

PAS FITORES NË KATAR/ Messi rikthehet në Paris, ja kur zbret në fushë

F.autor

VIJON “LUFTA” PËR JORDI ALABAN/ Barcelona piketon tre emra për në verë

Delo.autor

Leave a Comment