Futboll Premier League Sport

U ARRESTUA I DEHUR/ Kampioni i botës kërkon falje publike, marr përgjegjësinë për…

Kapiteni i Tottenham, Hugo Lloris ka kërkuar falje për krimin e bërë prej tij, pasi u arrestua në flagrancë duke drejtuar makinën në gjëndje të dehur, duke insistuar se ky nuk ishte shembulli që ai synonte të përcaktonte. Portieri 31-vjeçar do të dalë para gjykatës në shtator, pasi është kapur në flagrancë, si pasojë e një patrullimi rutinë në orët e para të ditës së premte. Lloris nuk u stërvit të premten bashkë me skuadrën, përpara udhëtimit për në sfidën ndaj Manchester United, pasi u rikthye në shtëpi vetëm në orën 11 të paradites.

Kapiteni i ekipit kampion të Kupës së Botës, me Francës deklaroi: “Dua t’u kërkoj falje me gjithë zemër: familjes time, klubit, shokëve të skuadrës, trajnerit dhe tifozëve. Të drejtosh makinën nën efektin e alkolit është e papranueshme. Marr mbi vetë të gjithë përgjegjësinë për veprimet e mia dhe ky nuk është shembulli që unë doja të vendosja”. Ndërkohë edhe vetë klubi i Tottenham kishte deklaruar më parë: “klubi i merr këto çështje me seriozitet maksimal dhe do ta trajtojë këtë shqetësim brenda ekipit”.

Related posts

“NUK KEMI ZGJIDHJE TJETËR VEÇ FITORES”/ Puja: Me Dinamon, ndeshja më vendimtare e sezonit për Egnatian

Delo.autor

TRIUMFI NDAJ MANCHESTER UNITED/ Media angleze nuk kursen elozhet për shqiptarin: Paraqitje prej…

Delo.autor

MOVIOLA E EGNATIA-LAÇI/ Ja pse Shahini veproi drejt te penalltia e padhënë për rrogozhinasit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment