Futboll Seria A Sport

Juventus – Lazio/ Formacionet zyrtare: Ronaldo dhe Strakosha nga minuta e parë

Juventusi dhe Lazio kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Serie A, ku ylli portugez, Cristiano Ronaldo dhe portieri shqiptar, Thomas Strakosha janë titullarë në skuadrat e tyre.

Zonja e Vjetër është nikoqire e kryeqytetasve në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të kampionatit italian. Skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri do të hyjë në këtë ndeshje me qëllimin e vetëm, t’i marrë tri pikët e radhës apo të parat në shtëpinë e tyre.

Në anën tjetër, Lazio e Simone Inzaghit ka humbur ndeshjen e parë ndaj Napolit dhe dëshiron t’i kthehet sa më shpejt rezultateve pozitive.

Juventus: Szczesny; Cancelo, Bonucci, Chiellini, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Mandzukic, Ronaldo

 

Related posts

PREMIER LEAGUE/ 4 lojtarët që kërkon të blejë Manchester City në merkaton e verës

Sadik.Autor

Mauricio Pochettino: Jemi pjekur mjaftueshëm ta mundim Juven

Q.Autor

ANALIZA/ Sfidë portugeze në sulm, por Milan-Juventus do vendoset nga… krahët

Delo.autor

Leave a Comment