Futboll Seria A Sport

I JASHTËZAKONSHËM/ RONALDO nuk e njeh PUSHIMIN, përsëri në PALESTËR të dielën

“Një tjetër fitore e rëndësishme. Forza djema”, kështu e përmblodhi Cristiano Ronaldo të shtunën në mbrëmje ndeshjen e tij të dytë me fanellën bardhezi. Goli mungoi sërish, këtë herë në “Allianz Stadium”, por i shkoi shumë pranë. Megjithatë, portugezi duket i lumtur pavarësisht se ende nuk ka realizuar me skuadrën e tij të re.

E diela e gjen numrin 7 përsëri në palestër, njëlloj si javën e kaluar pas fitores kundër Chievos, pavarësisht se ishte një ditë pushimi për skuadrën. Portugezi është stërvitur në palestrën e shtëpisë së tij, ndërsa ka postuar një foto edhe në rrjetin social Instagram, ku i uron ndjekësve të tij një të dielë të gëzueshme.

Bashkë me të edhe e dashura, Georgina Rodriguez, e cila postoi një foto në Insta Story ku dukej edhe Ronaldo duke bërë ushtrime force. Modelja spanjolle duket se është përshtatur më së miri me jetën e re në Torino dhe ngjyrat e reja për të cilat luan i dashuri i saj. Pas fitores së të shtunës, ku ajo ishte në tribunë, postoi edhe një foto në hyjre të stadiumit duke cituar edhe një pjesë të himnit bardhezi…

Related posts

E PAZAKONTË/ Plas sherri në Lojërat Olimpike, sportisti godet kundërshtarin me shkop në kokë (VIDEO)

Delo.autor

MILAN PRANË MARRËVESHJES ME IBRAHIMOVIC/ Ja sa do të qëndrojë ylli suedez tek “Kuqezinjtë”

Delo.autor

E BUJSHME/ Projektohet krijimi i Super Ligës Ballkanike, do jenë 3 skuadra nga Kategoria Superiore

Delo.autor

Leave a Comment