Futboll La Liga Sport

Notat e lojtarëve: Girona 1-4 Real Madrid, veçohet paraqitja e Gareth Bale

Real Madridi e shënoi fitoren e dytë sezonale me një triumf të lartë ndaj Gironas.

Paraqitja e skuadrës mysafire ishte shumë më e mirë, prandaj është vlerësuar me notë mesatare më të lartë (7.22) se ekipi nikoqir (6.15).

 Gareth Bale është lojtari më i vlerësuar në fushë, i cili ka marrë notën 9.1 në këtë takim.

Një mbrëmje fantastike edhe për golashënuesin e dyfishtë, Karim Benzema (8.5), si dhe një paraqitje e mirë për Marco Asension (7.6) dhe portierin Keylor Navas (7.5).

Borja Garcia ishte më i miri te vendasit (7.4), ndërsa zhgënjyen me paraqitjen e tyre, Marc Muniesa (5.3) dhe Pere Pons (6.3).

Ndërsa nga të inkuadruarit nga banka rezervë, notën më të ulët e ka marrë Aday Benitez (5.2), pas një gabimi që i kushtoi Gironas me gol.

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Gironas (Foto: WhoScored)

Notat e lojtarëve të Real Madridit (Foto: WhoScored)

Related posts

ZBULOHET PRAPASKENA/ Ja pse Real Madrid hoqi dorë nga Hakimi! Marokeni i tretë në historinë e Interit

Delo.autor

NIS KUPA E KOMBEVE TË AFRIKËS/ Turneu i mbushur me yje, favorit Egjipti i Salah

Delo.autor

“E LAN PA BUKË”/ RONALDINHO në telashe, gjykata i konfiskon asetet me vlerë sepse…

Isa.Autor

Leave a Comment