Futboll Premier League Sport

PLAS NË FUTBOLLIN ANGLEZ/ “Thirrja” e Guardiolës: Ndryshoni këtë rregull ABSURD

Pep Guardiola beson se Premier League duhet të ndryshojë rregullin e merkatos dhe t’i lejojë klubet të marrin përforcime emergjence edhe kur merkato është mbyllur. Manchester City ka mbetur pa portier të dytë, pasi Claudio Bravo do të qëndrojë deri në janar, si pasojë e probleme me Tendinën e Akilit.

Nëse Ederson do të ketë probleme, atëherë vendin e tij do të marrë 19-vjeçari Aro Muric, që u thërrit me urgjencë nga huazimi te NAC Breda. Merkato e Premier League u mbyll më 9 gusht dhe City nuk mund të marrë asnjë përforcim në janar. Guardiola është goditur edhe nga dëmtimi i Kevin De Bryune.

Trajneri i City tha: “Rregullat janë rregulla, por federata duhet të bëj një ndryshim. Eshtë absurde që futbollistët e dëmtuar për një kohë të gjatë të mos zëvendësohen. Mendoj se shoqërohet gjithçka me një raport mjekësor, futbollistët që do të mungojnë më shumë se tre muaj, duhet të zëvendësohen. Sidomos për portierët. Nëse nuk do të kishim marrë Aro në sekondat e fundit të merkatos nuk e di si do ia kishim dalë. Nëse një futbollist humbet një fazë të tërë të kampionatit, personalisht më duket absurde që klubi nuk mund ta zëvendësojë. Duhet të ketë një kusht për hapjen e merkatos në çdo moment.”

Related posts

JUVENTUS-SASSUOLO/ Danilo zhbllokon sfidën për “Zonjën e Vjetër” me një SUPER GOL nga distanca (VIDEO)

Delo.autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Facebook siguron të drejtat e transmetimit të eventit në…

Sadik.Autor

NIS AVENTURËN E RE NË KAMPIONATIN SUEDEZ/ Asani ka falenderime për të gjithë: Gjithmonë në zemrën time …

Delo.autor

Leave a Comment