Futboll La Liga Sport

PIQUE NDEZ MERKATON/ Do të ishte bukur nëse do të VINTE ky SUPER LOJTAR

Gerard Pique ka vendosur të ndezë ditët e fundit të merkatos, që mund të dhurojnë më shumë se një surprizë. Në Spanjë, Francë dhe Gjermani vazhdon të jetë e hapur, por janë lëvizjet e mundshme të Real Madrid dhe Barcelona që tërheqin vëmendjen e botës së futbollit.

Tani, një nga lojtarët simbol të katalanasve, ka vendosur të flasë për një nga temat më të nxehta të merkatos: transferimin e mundshëm të Pogba në “Camp Nou”. “Do të ishte bukur nëse do të vinte, do të ishim të gjithë të lumtur. Pogba është një lojtar i madh, por është një lojtar i United për momentin. Dhe ne e respektojmë atë klub bashkë me lojtarët e tyre”, ka thënë mbrojtësi spanjoll.

Pique ka folur edhe për objektivat e sezonit: “Do të ishte e gabuar nëse do të përqendroheshim vetëm te Champions League. Ne jemi një skuadër që jep më të mirën në La Liga, ku duhet më shumë vazhdimësi. Në Champions jemi të rrezikshëm kur gjithçka shkon mirë, por niveli është i lartë dhe ka shumë ekuilibër”, ka përfunduar Pique.

Related posts

KATAR 2022/ “Mision i pamundur” për San Marinon, ja sa e kuotojnë bastet Kombëtaren…

Delo.autor

NISI INTERESIMI 4 MUAJ PARA/ “Dardanët” mezi presin sfidën me Anglinë, ja numri i biletave

Delo.autor

MERKATO E BUJSHME/ 4 lojtarë për Pogba, Real Madrid tenton sërish të josh “djajtë e kuq”

Delo.autor

Leave a Comment