Formula 1 Sport

FIA replikon pas akuzës së Hamilton: Ferrari fitoi pa bërë asnjë hile

Pamjet e Lewis Hamilton, i cili pas garës së Belgjikës qëndron në këmbë duke parë nga afër makinën e Sebastian Vettel tregojnë qartë se makina italiane, për momentin, është ende më e shpejtë se ajo Mercedes. Por deklarata që piloti britanik bëri pas garës, duke thënë se “Ferrari përdori një truk për ta parakaluar në start dhe për ta fituar garën”, nuk i ka pëlqyer drejtorit të garave të Formula 1, Charlie Whiting. Shefi i garave ka reaguar sot pas kësaj batue të kampionit të botës në fuqi, duke thënë se “fitorja e Ferrarit është e pastër”.

Ja deklarata e Hamilton pas fitores se Vettel ne Belgjike

“I dashur Hamilton, Ferrari nuk është një makinë e trukuar, që bën hile. Kam qeshur pas asaj deklarate të Lewis, pasi ne e njohim në pëllëmbë të dorës makinën italiane. Aktualisht, Ferrari po bën një punë më të mirë dhe Mercedes duhet të përpiqet më shumë për ta mposhtur në pistë. Ajo deklaratë e Lewis nuk provon asgjë ta paligjshme që përdor Ferrari dhe që ne nuk e dimë. Që “kokëkuqja” ka diçka të fshehur që i jep mundësi të fitojë mbi Mercedes”, tha Whiting, që ka hedhur poshtë akuzat e Hamilton se Ferrari po fiton duke bërë hile në pistë.

 

Related posts

LOJRAT OLIMPIKE/ Flasin babai dhe nëna e Nora dhe Akil Gjakovës: Gjithë natën zgjuar…

F.autor

LIVE/ LIGA E KOMBEVE: Mbyllen pjesët e para, njihuni me të gjitha rezultatet (VIDEO)

Isa.Autor

Milani sfidon gjigantët anglez për mesfushorin e talentuar gjerman

Isa.Autor

Leave a Comment