Futboll Sport

E DONTE FLAMURTARI/ Kaleb Ekuban prezantohet tek KLUBI I MADH TURK

Skuadra turke e Trabzonspor ka prezantuar zyrtarisht futbollistin Kaleb Ekuban. Ish-sulmuesi i Partizanit, që u përfol për një rikthim tjetër në Superligën shqiptare, është prezantuar zyrtarisht në klubin turk. Trabzonspor ka publikuar një foto të futbollistit në faqen zyrtare të klubit, ku shkruan: “Mirësererdhe në Trabzonspor Kaleb Ekuban”.

Me këtë zyrtarizim marrin fund të gjitha zërat se Ekuban do të rikthehej në Superligën shqiptare, këtë herë te Flamurtari. Ishte presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, që pak javë më parë konfirmoi interesin për futbollistin e Lids në Angli.

Por mesaduket Ekuban përballë dy zgjedhjeve ka preferuar Superligën turke, aty ku niveli i futbollit, pagat dhe mundësitë për karrierën janë më të shumta se në Shqipëri. Ekuban ka luajtur më herët me klubin e Partizanit ku u aktivizua në 34 ndeshje dhe shënoi 17 gola.

Related posts

Coutinho i shokon të gjithë, nuk flet me këtë lojtar të Barcelonës

Q.Autor

Italia kundër Ronaldos në “San Siro”, ndeshja e katërt e Ligës së Kombeve

Isa.Autor

Kane, gati t’i dëgjojë ofertat e Unitedit gjatë verës

Q.Autor

Leave a Comment