Futboll La Liga Sport

JUVENTUSI NIS FESTËN/ Marcelo lihet i “LIRË”: REALI kërkon mbrojtësin e CHELSEAS

Marcelo tek Juventus sezonin e ardhshëm; nga dita në ditë, një thashethem i tillë sa vjen dhe po konkretizohet. Cristiano Ronaldo është një nga shtysat kryesore që braziliani të bashkohet me ”Zonjën e Vjetër”, pas katër viteve të kaluara bashkë në Madrid, por si fillim Reali duhet të gjejë një zëvendësues.

Me qëllimin që të mos përsërisin gabim që bënë me yllin portugez, largimi i të cilit u erdhi papritur, klubi ka nisur kërkimet dhe sytë i kanë nga Londra. Perez tashmë është i sigurt që nuk do e ketë Marcelon në sezonin e ardhshëm dhe ka një emër konkret për pasuesin e tij. Ai është Marcos Alonso, i Chelseas. Sipas Tuttosport, “Los Blancos” kanë nisur bisedimet me Chelsean për ta bërë Alonson lojtarin e tyre në merkaton e dimrit, i cili vlerësohet mbi 60 milionë euro nga Sarri.

Pjesa më e madhe e buxhetit për të investuar për ish-futbollistin e Fiorentinës do të vijë nga shitja e Marcelos, të cilin Juventus po e pret “me krahë hapur”.

Mbrojtësi spanjoll ka mbërritur tek Chelsea në vitin 2016 dhe në 67 ndeshje të luajtura me “Blutë” ka shënuar plot 14 gola.

Related posts

PO SHKËLQEN NË SPANJË/ Zbardhet plani FANTASTIK i INTERIT për Rei MANAJN

Isa.Autor

Miqësorja me Kosovën, formacioni i mundshëm i kuqezinjve

Sadik.Autor

“ATË QË BËRI RONALDINHO NUK DO E HARROJË KURRË”/ Messi kërkon 500 gola në La Liga (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment