Futboll Sport

ZBARDHET E VËRTETA/ Ja arsyeja pse Dani Alves ndryshoi numrin e fanellës

Ylli i Paris Saint-Germain Dani Alves ka ndryshuar numrin e skuadrës për sezonin e ri në nder të legjendës Braziliane dhe katër herë kampionit të botës Mario Zagallo. Mbrojtësi 35-vjeçar tani do të veshë nr. 13 në vend të nr. 32 që ka mbajtur sezonin e kaluar.

Alves aktualisht është i dëmtuar dhe nuk pritet të rikthehet deri në fund të vitit pasi ka bërë një operacion në gju gjatë qershorit të kaluar.

Gjithsesi, kur ai të bëjë rikthimin e shumëpritur, Alves do të veshë fanellën me nr.13 për nder të Zagallo-s dhe thuhet se e ka konsideruar si numër fati gjatë gjithë karrierës.

“Gjithmonë kam dashur të ndryshoj numra dhe të nderoj njerëz që, në një mënyrë, më kanë frymëzuar dhe kanë pasur kuptim në jetën time.

“Këtë herë, e kam ndryshuar për idhullin tonë – të paharrueshmin Zagallo.”

Related posts

Guardiola: Mos na krahasoni me to, jemi ende larg këtyre tri klubeve!

Delo.autor

CHAMPIONS/ Kampionët e Gjermanisë i tregojnë muskujt Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Dybala shihet nga klubi francez i PSG si zëvendësuesi ideal për Neymarin.

Q.Autor

1 comment

Keven Gimpel 11/09/2018 at 06:47

With thanks! Valuable information!

Reply

Leave a Comment