Futboll La Liga Sport

Presidenti i Lyon/ Aulas: Mariano nuk është lojtari që kërkonte Perez

Pas rikthimit të Mariano Diaz tek Real Madrid-i, presidenti i klubit të Ligue 1, Lyon-it ka thënë se në bazë të çmimit që do të paguajnë “Los Blancos” për sulmuesin, Mariano nuk i përmbushë të gjithë kriteret që Florentino Perez kërkonte.

Tarifa që duhet paguar për lojtarin është 30 milionë euro bashkangjitur 3 milionë në zëra shtesë. Por në bazë të marrëveshjes së arritur nga madrilenët dhe klubi francez kur sulmuesi bëri lëvizjen një vit më parë, Madrid-it do t’i zbritet 30% nga kjo taksë, që përkthehet në një shifër ndërmjetë 21.4 dhe 23.4 milionë euro.

Aulas gjithashtu ka shpjeguar se lojtari dëshironte të largohej, konkretisht presidenti ka thënë: “Kur oferta erdhi nga Sevilla, ne menduam që do ndikonte negativisht po të mbanim një lojtar që dëshiron të largohet. Por Mariano na tha se donte të ikte te Reali. Telefonova Florentino Perez, i cili më tha se Mariano nuk i përputhej me profilin e lojtarit që po kërkonte. Por sulmuesi insistojë që Madrid-i ishte i vetmi vend që donte të shkonte, dhe më pas erdhi oferta.”

Por më pas presidenti shtoi: “Asgjë nuk është përfunduar. Ai nuk do të largohet derisa të gjendet zëvendësuesi.”

Klubet në të dy ligat, Ligue 1 dhe LaLiga kanë mundësi deri në mesnatën e 31 gushtit të finalizojnë të gjitha transfertat.

Related posts

Babai i Marek Hamsik trondit Napolin: Me 60% do të ikë në Kinë

Sadik.Autor

VLLAZNIA-TEUTA/ Shiten biletat për super sfidën në “Loro Boriçi”, por ka protestë për çmimet

Delo.autor

NGA TRAJNERI I RI TEK MERKATO/ Gazmend Demi rrëfen: Rama po merret me klubin…

Delo.autor

Leave a Comment