Futboll Sport

Nuk ka tolerime tek TIRANA/ Trajneri Ze Maria PËRJASHTON TALENTIN E KOMBËTARES

Albi Doka nuk do të jetë në planet e trajnerit Ze Maria për ndeshjen e rradhës kundër Kukësit. Tekniku brazilian ka ndëshkuar në këtë mënyrë mbrojtësin e ri të Tiranës për reagimin e tij pas zëvendësimit në sfidën e javës së shkuar kundër Teutës.

Doka reagoi ashpër pas daljes nga fusha duke u drejtuar menjëherë drejt dhomave të zhveshjes, gjë që nuk i pëlqeu aspak trajnerit i cili e kritikoi publikisht në media pas takimit. Gjatë gjithë javës Doka nuk është aktivizuar me ekipin e parë në stërvitje dhe vendin e tij e ka zënë Kërçiku, duke e bërë fakt të kryer përjashtimin e lojtarit të shpresave nga formacioni titullar për sfidën ndaj verilindorëve.

Related posts

Simeone: Unë në Itali? Jam i lumtur aty ku ndodhem

Sadik.Autor

(FOTO) Zyrtare: Federata spanjolle cakton arbitrin e ‘El Classicos’

Q.Autor

DEKLARATA E FORTË/ Ish-shoku te Roma: QESHJA me PANUCCIN, fliste gjëra PA…

Isa.Autor

Leave a Comment