Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Koeficientët bëjnë rrëmujë klubet, shorti rrezikon grupe kaotikë

Pas përfundimit dhe të ndeshjeve të fundit të fazës Play-off ditën e djeshmë, sot pasdite në orën 18:00 në Nion të Zvicrës do të hidhet shorti për fazën e grupeve të Champions League për sezonin e ri 2018-2019.

Ndarja e vazove nga UEFA ka shkaktuar megjithatë një kaos mes klubeve, ku shumë ekipe pretedente dhe me histori rrezikojnë të shortohen në grupe vdekjeje, duke vënë në pikëpyejtje ecurinë për më tej. Liverpool nënkampione Europe dhe finaliste e edicionit të shkuar ndodhet vetëm në vazon e tretë, dhe riskon përballjen me minimalisht dy ekipe të mëdha nga dy vazot e para.

Ndërkohë për Interin është i sigurt “ferri”, me italianët që rikthehen në elitë nëpërmjet vazos së katërt, pra në çdo grup që do shortohen zikaltërit do të konsiderohen si ekipi më i dobët. E njëjta gjë dhe për shkuadra të tjera me shumë histori në kompeticion, si Valencia, Lyon apo PSV që ndodhen në vazon e tretë.

Greqia rikthehet me një skuadër në fazën e grupeve pas disa vitesh mungesë, me AEK-un që pozicionohet në vazon e katërt. E njëjta gjë dhe për Serbinë, me kampionët e Europës në vitin 1991 Crvena Zvezda që bënë historinë mbrëmë, dhe sot e gjejnë veten në shortin elitar.

Më poshtë keni ndarjen e plotë të vazove të shortit:

Related posts

SFIDA NDAJ CHELSEA-T PËR CHAMPIONS/ Allegri: Të lumtur për fitoren e parë në shtëpi dhe tani po…

Delo.autor

“JEMI NË NJË MOMENT TË ÇUDITSHËM, POR…”/ Koulibaly shkund Napolin, i jep mbështetje publike trajnerit Gattuso

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Egnatia-Kastrioti. Rezultati 2-1

Delo.autor

Leave a Comment