Futboll Sport

PSG “FRIKSON” BARÇËN DHE JUVEN/ Do të bëjmë 2 SUPER BLERJE SOT NË MERKATO

31 gushti është afati i fundit i transferimeve në merkaton e verës në disa prej kampionateve më të mëdha në Europë, ndaj skuadrat janë duke kryer manovrat e fundit në afrimin apo shitjen e lojtarëve. Një nga ekipet që po lëviz shumë orët e fundit në merkato është Paris Saint Germain. Trajneri i ekipit, Thomas Tuchel, ka konfirmuar se deri në orën 24:00, kur mbyllet merkato, te skuadra kampione e Francës do të vijnë 2 lojtarë të tjera, duke përmendur edhe emrat e tyre.

I pari është sulmuesi i Stoke City, 29-vjeçari Eric Choupo Moting, 30 ndeshje e 5 gola sezonin e kaluar në Premier League. Ky transferim kishte kohë që ishte përfolur, por nuk po përfundonte, por duket se gjithçka është zgjidhur dhe lojtari do të kalojë në League 1 sezonin 2018-2019. I dyti është mesfushori i krahut të majtë i ekipit të Bayern Mynih, Juan Bernat. 25-vjeçari spanjoll, që prej 4 sezonesh luan në Bundesligë (75 ndeshje e 3 gola për bavarezët), do të transferohet te PSG sezonin e ri.

Related posts

Viky Varga, ‘goli’ më i bukur i Pelle (FOTO)

Sadik.Autor

VIERI I BINDUR/ RONALDO: Tani e quajnë PLAK vetëm nga zilia, do të FITOJË…

Isa.Autor

ÇMENDURI ARABE/ Oferta për Salah është e padëgjuar, kalon edhe CR7. Dorëzohet Liverpool, “peshkon” në Serie A pasuesin e egjiptianit

F.autor

Leave a Comment