Jose Mourinho vazhdon që të jetë protagonist me deklaratat e tij. Ditën sotme ai u shpreh se është një nga trajnerët më të mirë të botës, ndërkohë për të mbështetur argumentin e tij citoi filozofin Hegel.
Tekniku portugez e cilësoi vendin e dytë në renditje sezonin shkuar, si një nga arritjet më të mëdha të tij. Manchester United ditën e diel do të përballet me Burnley-n, ndërsa presioni në ekip është mjaft i madh, pas humbjeve të fundit ndaj Brighton dhe Tottenham.
“Unë jam trajneri i një prej klubeve më të mira të botës, por gjithashtu jam edhe një nga trajnerët më të mirë të botës. A do jem trajner i madh edhe po nuk fitova titull këtu? Sigurisht. A keni lexuar ndonjë filozof? A keni informacion për Hegelin? Vetëm një shembull: Hegeli thotë se e vërteta është në tërësinë, është gjithnjë në tërësinë…
Sezonin e shkuar unë pata sukses të madh, duke dalë i dyti. Pata sukses vjet por me shumë mundësi ju nuk doni ta pranoni.
I analizoj gjërat vetë dhe për mua më rëndësi ka çfarë unë mendoj se sa çfarë ti mendon.
Dy vite më parë në fituam Ligën e Evropës. Jemi ekipi i fundit në Angli që e kemi fituar këtë trofe. Kam fituar 8 tituj. Jam trajneri i vetëm në botë që kam fituar në Itali, Spanjë dhe Angli, por edhe pa fituar 8 tituj, jo në vende të vogla, arritja në vend të dytë vjet është një nga arritjet më të mëdha në futboll, them unë”, argumentoi filozofi Mourinho.
