Futboll Sport

E RËNDË/ TRAGJEDI NË FUTBOLL: 13 vjeçari VDES pas përplasjes së fortë me…

Futbolli holandez ndodhet nën gjendjen e shokut për vdekjen e portierit 13-vjeçar të skuadrës MvR të qytetit të Heerenberg që ndodhet 120 kilometër larg kryeqytetit Amsterdam.

Djaloshi ishte i angazhuar në një ndeshje të kampionatit të të rinjve, kur u përplas me kundërshtarin në mënyrë të dhunshme, e si për pasojë humbi menjëherë ndjenjat.

Të gjitha tentativat për ta rikthyer në jetë ishin të kota: i riu humbi jetën gjatë momentit kur po transportohej me urgjencë në spitalin e qytetit Nijemgen. Jan Dirk va nder Zee, kreu i futbollit amator në Federatën e Futbollit të Holandës njoftoi nëpërmjet rrjetit social “Twitter” ndarjen nga jeta të të riut duke shkruajtur: “Do të jemi aty për MvR”.

Related posts

E BUJSHME/ Luka Modric refuzon vazhdimin e kontratës me Real Madridin

Delo.autor

Video: “Super Mario” Manduzkic, Juventus kryeson 2-0

Sadik.Autor

PORTO PO SHKËLQEN NË CHAMPIONS/ Pepe: Chelsea është një skuadër 700 milionëshe, por…

Delo.autor

Leave a Comment