Futboll Premier League Sport

Sarri elozhe spanjollit/ Është më i miri në Europë, mund të bëhet më i miri në botë

“Marco Alonso? Për momentin besoj se është mbrojtësi i majtë më i mirë i Europës. Është në maksimumin e formës fizike dhe po bën gjëra shumë të mira edhe në fazën sulmuese”.

Me këto fjalë e ka përshkruar Maurizio Sarri ish-yllin e Fiorentina-s pas fitores të arritur kundër Bournemouth. Ish-trajneri i Empoli-t dhe Napoli-t ka shtuar se:

“Besoj se mund të përmirësohet në fazën mbrojtëse dhe nëse do ta bëjë këtë do të bëhej pa dyshim mbrojtësi më i mirë i krahut në botë”. Një vlerësim i rëndësishëm për Alonso që, pasi është injoruar nga Lopetegui, është gati të bëjë për vete edhe kombëtaren spanjolle nën drejtimin e Luis Enrique.

Related posts

ROMA NUK NDALET/ Verdhekuqtë hidhet në sulm për objektivin e Interit

Isa.Autor

CAS REFUZON APELIMIN E LA LIGA-S/ Presidenti Tebas kërkon të shtyhen dy ndeshje. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

ZYRTARE/ Vjen lamtumira e parë e bujshme nga Juventus, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment