Futboll La Liga Sport

NJË KAMPION I MADH/ MESSI fiton ZEMRAT e tifozëve me këtë gjest FANTASTIK 

Lionel Messi e kishte mundësinë për ta kompletuar hat-trickun e tij në fund të ndeshjes së mbrëmshme, mirëpo ai ia ka lejuar ekzekutimin e penalltisë shokut të tij të skuadrës, Luis Suarezit. Messi është cilësuar si kapiteni perfekt për aksionet e ti në fitoren e thellë kundër Huescas, me rezultatin 8-2.

Ylli argjentinas i shënoi dy gola dhe asistoi në dy tjera në fitoren ndaj skuadrës e promovuar në La Liga për herë të parë në histori. Kjo nënkupton se Messi ka shkruar historinë. Messi është bërë lojtari i parë që i arrin 150 asiste në La Liga në shekullin e 21-të.

Në minutën e 90’ u akordua një penallti për Bracelonën, ku pastaj Leo e pati mundësinë për ta shënuar golin e tij të tretë në ndeshje, mirëpo ai e mori topin dhe ia dha Suarezit, të cilin ai e dërgoi në rrjetë.

Tifozët ishin shumë të kënaqur me gjestin e kapitenit të tyre të ri, i cili e mori shiritin gjatë kësaj vere pas largimit të Andres Iniestas.

Related posts

“TOKIO 2020″/ Përfundojnë kualifikueset për Petrov, ja 3 arsyet pse Shqipëria duhet të besojë ende finalen…

Delo.autor

“Ylli” i Milanit: Ky do të jetë rezultati i ndeshjes Juventus – Milan

Sadik.Autor

KAOS TEK ARGJENTINA/ Nuk e di nëse MESSI do të kthehet më në kombëtare

Isa.Autor

Leave a Comment